Fshati që nuk dinë çka është humbja

Gjilan – Fshati Dobërçan që nga pas lufta gjithmonë është renditur në vendin e parë për nga pastërtia. Dhe jo vetëm pastërtia e bënë këtë fshat me nam, por aty zhvillohen edhe aktivitete të shumta dhe punë vullnetar për ta mirëmbajtur fshatin.
Në të gjitha garat e ndryshme që zhvillohen në nivel vendi kur bëhet fjalë për pastërtinë fshati Dobërçan nuk e dina çka është humbja ose vendi i dytë.
Ky fshat veçohet për nga organizimi i brendshëm kurse pastërtinë e mbajnë falë shoqatës “17 shkurti CH” e cila ishte e parë që nisi të përkrah aksionet e ndryshme brenda fshatit deri tek pagesa për personin që do të kujdesej për mirëmbajtjen e fshatit.
Dobërçani ka një pamje të bukur falë edhe luleve të shumta dhe drunjve dekorativ që janë mbjellur e kultivuar nga vet donacionet e banorëve.
Agron Murseli është personi kyç që kujdeset për mirëmbajtjen edhe të ambulancës e bibliotekës së fshatit ndërsa ka shumë aktivist siç është Nexhat Ibishi e të tjerë që punojnë natë e ditë, që fshati të ketë një pamje më të mirë./rajonipress/