RCCOLA

Fshati pa burra në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Lugina e Vdekjes apo fshati pa meshkuj. Kjo është Krusha e Madhe, në Rahovec në Kosovës, ku pothuajse çdo grua ka humbur bashkëshortin e saj dhe është e detyruar të jetojë e vetme.

13 vjet më parë, 162 gra mbetën të veja apo pa djemtë e tyre, pasi forcat serbe masakruan 226 burra dhe djem, në një prej ngjarjeve më të kobshme të luftës së Kosovës.

UBT

Krusha e Madhe ishte mbase fshati që sakrifikoi më shumë për pavarësinë e Kosovës, por sot janë gratë e mbetura fillikat ato që përballen me luftën për mbijetesë, për veten dhe fëmijët e tyre.

“Pasdite” në “Top-Channel” vizitoi pikërisht këtë fshat, për të treguar përmes vuajtjeve, forcën e jashtëzakonshme që një grua, e vendosur në kushte ekstreme, mund të gjejë brenda vetes së saj. /tch/