UBT

Fshati Muçivërc bëhet me park pushues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Falë ndihmës së Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal dhe participimit të komunës, parku në fshatin Muçivërc është në përfundim e sipër.

Fahredin Keka drejtor i shkollës së mesme të ulët “ 17 Shkurti” në Muçivërc, ka thënë se rregullimi i këtij parku po i jep edhe një pamje të bukur këtij fshati.

Ai tha se me përfundimin e këtij parku, banorët do të kenë mundësi që të pushojnë si dhe të shfrytëzojnë edhe si vendtakim. “Dëshira ime u plotësua, pasi që një pjesë e këtij fshati do të gjelbërohet, ku edhe do të krijohen kushte për shfrytëzimin e kohës së lirë , për fëmijët, rininë dhe banorët e moshuar të këtij fshati” ka thënë nxënësja e kësaj shkolle Rrezarta Thaçi.

Mobi Casa

Kurse, nxënësi Flamur Keka, mendon se me rregullimin e këtij parku, rinia do t’i largohen vendeve të këqija, pasi që në këtë vend do të ketë mundësi edhe për të kaluar kohën e lirë me lojëra të ndryshme.

Vlera e kontratës për rregullimin e këtij parku është 26.714.80 euro. Ndërkaq , Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal ka participuar me 19.700 euro, ndërsa pjesën tjetër komuna e Kamenicës./rajonipress/