Fundamenti

Fshati i kontrabandës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Derisa Kosova dhe Serbia të pajtohen se kujt i takojnë 600 metra rrugë e kontestuar në mes fshatit Karaçevë dhe Breznicë, ‘pronarë’ të saj tani për tani janë kontrabandistët. Rruga që të shpie nga Karaçeva për në Breznicë, në territorin e Serbisë, është arteria kryesore e kontrabandës. Banorët e këtij fshati tashmë kanë mësuar edhe orarin kur zhvillohet kontrabanda. Hoxha i fshatit Krarqevë, Bujar Fera, thotë se zinxhiri i funksionimit të kontrabandës është shumë i fortë.

Sipas tij, kontrabanda në këtë fshat po bëhet nga njerëz të fortë të shtetit. “Kjo ndodh përderisa kemi njerëz të fuqishëm në shtet të dobët”, ka thënë Fera. Ai thotë se kontrabanda në këtë rajon zhvillohet në pikë të ditës sikurse edhe në orët e vona të natës. “Kontrabanda zakonisht bëhet në ora 1 dhe 3 të ditës, po ashtu edhe në orën 3 të natës. Këto gjithçka kontrabandojnë. Ata që kontrabandojnë nuk janë banorë të fshatit, por njerëz të fuqishëm të pushtetit”, thotë ai.

FITORJA

Fera vlerëson se pavarësisht marrëveshjeve që kanë arrit dy kryeministrat, ai i Kosovës dhe ai Serbisë për lëvizje të lirë, megjithatë kjo nuk është zbatuar për banorët e Karaçevës.

“Pavarësisht zhvillimeve të reja të bisedave të dy kryeministrave, fatkeqësisht ato marrëveshje nuk po zbatohen nga qeveria serbe. Ne si banorë të brezit kufitar, jemi të kufizuar me lëvizjen e lirë, pasi që neve na lidh farefisnia me fshatrat e Bujanocit, andaj për neve kjo është një sfidë e radhës”, ka thënë Fera. Ai tregon se xhandarmëria serbe del shpesh në rrugën që kufizohet me fshatin Breznicë…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.