Fundamenti

Fshati Çelik bëhet me ndriçim publik

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nga sot, banorët e fshatit kodrinor-malor, Çelik, më nuk do ta ëndërrojnë ndriçimin publik ngase Komuna, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, e ka bërë realitet këtë shërbim.

Sokol Haziri, drejtor i Shërbimeve Publike, është shprehur se kjo është dëshmi që pushteti aktual është i përkushtuar që të ketë trajtim të barabartë të qytetarëve pavarësisht ku ata jetojnë.

“Në këtë fshat kodrinor-malor për herë të parë po bëhet ndriçimi publik dhe kjo është dëshmi që pushteti aktual është i përkushtuar që të ketë trajtim të barabartë të qytetarëve pavarësisht ku ata jetojnë. Kjo është një nga objektivat e katërshes së kryetarit Haziri që po realizohet dhe unë shpresoj shumë që gjatë këtij viti të përmbyllet ky proces që ndriçimi publik të jetë i shtrirë anë e kënd Gjilanit në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit”, ka thënë Haziri.

Drejtori i DSHP-së tha se pas ndriçimit publik, Komuna e Gjilanit do të nis rregullimin e rrugës që çon në këtë fshat, në mënyrë që t’u krijohet kushte këtyre banorëve edhe në aspektin e infrastrukturës.

Mobi Casa

“Është një përkushtim i yni që të punojmë vazhdimisht dhe ky nuk do të jetë projekti i vetëm për këtë fshat. Pas ndriçimit, ne do t’i përkushtohemi rrugës e cila nuk është në gjendje të mirë dhe me kërkesën kemi dalë në vendin e ngjarjes për ta parë gjendjen sepse këta njerëz meritojnë t’u krijojmë kushte edhe në aspektin e infrastrukturës rrugore për të pasur mundësi më të mirë të qarkullimit. Më gëzon fakti që njerëzit e kësaj ane nuk e kanë lëshuar fshatin dhe punojnë në bujqësi e blegtori, duke mos iu bërë barrë qytetit. E ardhmja e Kosovës është fshati sepse mbi 60 për qind e qytetarëve jetojnë në viset rurale”, ka shtuar drejtori Sokol Haziri.

Përfaqësuesi i fshatit Shefket Bajrami është shprehur i lumtur dhe falënderues për këtë investim të Komunës së Gjilanit, duke thënë se banorët e kësaj zone më nuk mendojnë për shpërngulje.

Ndryshe sipas zyrtarëve komunal premtimi publik i kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri se do të ketë tretman të njëjtë të qytetarëve në aspektin e investimeve tashmë po bëhet realitet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.