ARKATANA

FSBK-ja, më pak hektarë me grurë, Ministria e thotë të kundërtën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Mbjelljet vjeshtore gjatë vitit 2013 janë 25 deri në 30 për qind më të pakta krahasuar me vitin e kaluar. Këto shifra janë nxjerrë nga Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, e cila ka theksuar se në vitin 2014 do të ketë më pak bukë nga gruri vendor, raporton KTV.

“Kjo për shkakun e konkurrencës jo luajale nga importi, sidomos nga Serbia, prej nga furnizohen mullisët e Kosovës me çmim nga 14 deri në 16 cent për një kg gruri”, ka thënë kryetari i Federatës, Tahir Tahiri.

Uji Dea

Bile, sipas kësaj federate, edhe buxheti i ndarë nga Ministria e Bujqësisë prej 28 milionë eurosh për këtë sektor është tregues për mosinteresim të qeverisë që bujqësinë ta fusë në prioritetet e saj. Nga kjo, siç kanë thënë bujqit, del se këto investime janë ndihma sociale për mbijetesë dhe jo për zhvillim.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj ka mohuar akuzat e Federatës sindikale. Ai ka theksuar se në periudhën vjeshtore të vitit 2013, në 31 komuna janë mbjellë afro 90 mijë hektarë, që krahasuar me vitin e kaluar paraqet rritje për rreth 8 mijë hektarë.