Frutat që lehtësojnë humbjen në peshë

Sikurse që ka ushqime që duhet shmangur kur dëshironi të humbni në peshë, po ashtu ka fruta që e bëjnë më të lehtë qëllimin tuaj dhe rritin rezultatet.
AVOKADO
Avokado është në majë të listës si fryt që ndihmon humbjen në peshë dhe është shumë i shëndetshëm. Avokado përmban aminoacide, që e përshpejtojnë punën e metabolizmit, rritin energjinë dhe shkrijnë dhjamin. Për më shumë, nëse i konsumoni, e hidratojnë lëkurën falë yndyrave natyrale, si dhe ulin rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare. Avokado zëvendëson ushqimet me kalori, mund ta përdorni edhe si ‘smoothie’.
LIMONI
Limoni është fryti i dytë që ofron më së shumti ndihmë te humbja në peshë, ekspertët rekomandojnë ta përfshini në ushqim. Përmban shumë riboflavinë, fosfor, vitamina B e C, dhe magnez. Pini këtë përzierje në stomak të thatë. Përbërësit: 1 limon 1 gotë ujë të ngrohtë (200 ml) Përgatitja: Shtrydhni limonin drejt në gotën me ujë përzieni dhe e pini menjëherë.
SHALQIRI
Një tjetër fryt që ofron ndihmë te humbja në peshë është shalqiri. Përmban shumë ujë, si dhe vitamina A, B dhe C, dhe likopen. Po ashtu, mund ta provoni këtë çaj. Përbërësit: 1 rriskë mesatare të shalqirit 4 gota ujë të ngrohtë (1 litër) 1 limon të shtrydhur 5 gjethe të mentës. Përgatitja: Preni limonin në pjesë të vogla. Përzieni shalqirin, lëngun e limonit, mentën dhe ujin. E lini në frigorifer për një orë. Mund t’i shtoni akull dhe ta pini menjëherë.
GREJPFRUTI
Grejpfruti është fryti i fundit në këtë listë që ofron veti për humbje në peshë. Pos se është i shijshëm, duhet ta konsumoni më shpesh për këto arsye: Përmban pak sheqer, kështu që nuk përbën problem edhe nëse vuani nga diabeti. Përmban shumë fibra, që e përmirësojnë sistemin e tretjes. Me lehtësi mund ta përfshini në ‘smoothie’.
(Kosova Sot)