Mobi Casa

Frutat natyrale që luftojnë sëmundjet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Përveçse janë të shijshme dhe të lëngshme, këto fruta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidues që ofrojnë veti të shumta shëruese.

Mjedrat

Pasi që përmbajnë sasi të madhe antioksiduesish, konsumimi i tyre mundet të parandalojë kancerin në ezofag, atë të zorrës dhe atë cervikal, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mollët

Janë të pasura me flavonoide, pigmente me përbërës antioksiduesish. Mollët mund ta ulin rrezikun nga astma dhe diabeti.

Manaferrat

Përgjegjës për ngjyrën e tyre të pasur dhe të thellë është antocianina, lloj ky i flavonoideve, i cili njihet për faktin se zvogëlon rrezikun për pikën në tru dhe kancer, sidomos kancerin e mushkërive.

Dardhat

Fibrat e tretshme në fryt ndihmojnë në uljen e kolesterolit, e normalizojnë shtypjen e gjakut dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës. Fibrat e ngurta në dardhë promovojnë lëvizjen e rregullt të zorrëve.

Rrushi

Është i pasur me substancën resveratrol, antioksidues shumë i fuqishëm që ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut dhe pakëson rrezikun nga droçkat, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Hidromorava

Domatet

Likopeni, një lloj i antioksiduesit, me të cilin domatja është e pasur, e ul kolesterolin dhe ofron mbrojtje kundër kancerit të prostatës.

Mango

Antioksiduesit luteinë dhe zeaksantinë në mango ndihmon të kemi shikim të mprehtë si dhe më pak të jemi të rrezikuar nga verbëria.

Avokado

Përmban dy herë më shumë kalium se sa që ka në banane. Kaliumi është i domosdoshëm për funksionimin e zemrës në mënyrë normale. Yndyrat e shëndetshme në avokado përmbajnë energji dhe mbrojnë arteret nga formësimi i tyre.

Grejpfruti

Grejpfruti është i pasur me flavonoide, të cilat mbrojnë organizmin e njeriut prej kancerit. Po ashtu është i pasur me pektinë që e ul kolesterolin.

Qershitë

Asnjë tjetër pemë nuk mund ta mposhtë sasinë e antocianinës që përmban. Ndihmon në lehtësimin e inflamacioneve, duke ofruar relaksim prej dhimbjeve në nyja, që shkaktohet nga artriti.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.