Mobi Casa

Frutat dhe perimet që kanë përmbajtje të lartë pesticidesh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lista është bërë publike nga Departamenti amerikan i bujqësisë. Departamenti amerikan i bujqësisë ka bërë të ditur se molla është fruta, e cila ka përmbajtje më të madhe të pesticideve.

Ky fakt është konfirmuar nga publikimi i listës së frutave dhe perimeve që përmbajnë nivelet më të larta pesticidesh në përbërjen e tyre. Për të katërtin vit me radhë, molla kryeson listën e udhëzuesit “Dirty Dozen”.

Kjo për shkak se mollët spërkaten me një element kimik që është i ndaluar për Evropën.

Udhëzuesi për blerjet vjetore i publikuar nga kjo agjenci është hartuar nga Departamenti amerikan i Bujqësisë, referuar të dhënave të marra nga 48 lloj frutash e perimesh, nga te cilat rreth 65 % e mostrave të shfrytëzuara për analizë, rezultuan pozitive.

ARKATANA

“Sigurisht që ky është një lajm i keq për disa arsye. Pesticidet pengojnë zhvillimin normal të fëmijëve, kanë veti kancerogjene, të rrezikshme dhe për sistemin endokrin”,- thonë burime nga agjencia për mbrojtjen e mjedisit në SHBA.

Bërja publike e kësaj guide ushqimesh,ka për qëllim ta informojë konsumatorin dhe ta ndihmojë të vendosi rreth blerjeve të sigurta dhe të shëndetshme.

Studimi amerikan sugjeron blerjen dhe konsumin e produkteve organike. Në listën e produkteve me fruta e perime që përmbajnë nivel më të lartë pesticidesh grupi punës mjedisor klasifikon: Boronicën, pjeshkën, mollën, luleshtrydhet, qershinë, rrushin, specat, patatet, domatet, selinonë, spinaqin dhe lakrën e zezë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.