RCCOLA

Frikësohen në Serbi: Biden do të na kërkojë ta njohim Kosovën si shtet të pavarur

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Qysh në fillim, administrata e re e SHBA-së paralajmëroi një qëndrim më aktiv dhe dominant ndaj Ballkanit, kryesisht me kthimin e Madeleine Albright në skenën politike, siç tregohet nga mesazhet e saj të para kundër Serbisë, transmeton Gazeta Express.

Ata që janë të njohur me rregullat mbi të cilat mbështetet politika ndërkombëtare, thonë për portalin serb Nova.rs se një presion më i theksuar e pret Serbinë në njohjen përfundimtare të pavarësisë së Kosovës dhe, nëse mundësisht ndërprerjen e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën.

Për ata që nuk e kuptuan se çfarë e priste Serbinë, për ata që pretenduan se nuk do të kishte ndryshim në politikën e SHBA-së ndaj Serbisë në lidhje me atë të praktikuar nga Donald Trump, një mesazh i qartë erdhi nga vetë Biden, i cili ktheu në skenë ish Sekretarjen e Shtetit, Madeleine Albright.

Gjegjësisht, Albright, së bashku me ekspertin e situatës politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, janë përgjegjës, në emër të administratës Biden-Harris, për të bërë rekomandime për të ardhmen e politikës amerikane në Ballkan, shkruan “Nova.rs”.

Ky medium shkruan se “Albright mbahet mend nga publiku në Serbi si mbështetësja më e madhe e bombardimeve dhe mbrojtësja më e zhurmshme e ‘demokracisë Tomahawk’, e cila na quajti ‘serbë të neveritshëm’, të cilët praktikisht ndërprenë negociatat në Rambuje dhe u premtuan shqiptarëve gjithçka që ata duan’”.

Agjenda e përcaktuar

Duke folur për kthimin e Albright dhe administratën e re të SHBA-së, kryetari i Qendrës për Politikë të Jashtme dhe profesor në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit, Dragan Gjukanoviq, thotë:

“Ndikimi i Albright në çdo administratë demokratike amerikane ka qenë i lartë. Tani duket se e pret një angazhim shtesë. Ajo është e njoftuar mirë me situatën e Ballkanit dhe do të jetë në gjendje të ndikojë ndjeshëm në formulimin e politikës së SHBA-së në Ballkan”, thotë Gjukanoviq.

Uji Dea

Ai shton se Shtetet e Bashkuara kanë agjendën e tyre të përcaktuar, të cilën nuk e ndryshuan as nën administrimin e Trump.

“Perceptimi i tyre për Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Ballkanin në përgjithësi është i qartë. Këtu është vetëm një pyetje se si ata do të zbatojnë ato që janë planifikuar për ta në Ballkanin Perëndimor”.

Presioni do ta ndjehet shpejt në Serbi

Diplomati serb, Zoran Milivojeviq ka një mendim të ngjashëm.

“Gjëja kryesore është njohja e pavarësisë së Kosovës, dhe pyetja e vetme është se cila metodologji do të zbatohet me këtë rast. Administrata Trump u soll në një mënyrë tjetër, kjo çështje nuk u zgjidh përmes Departamentit të Shtetit siç ishte rasti më parë, por Trump e bëri atë direkt përmes Shtëpisë së Bardhë dhe në një fushatë zgjedhore. Një mekanizëm ekonomik u përdor, i manifestuar në marrëveshjen e Uashingtonit, i cili dha rezultate dhe është shumë pragmatik. Kur bëhet fjalë për administratën e re, është e qartë se ajo po kthehet në vazhdimësinë e atyre të mëparshme, veçanërisht të Obamës”, deklaron Milivojeviq.

Qëllimi, siç thotë ai, është ta kthejnë Amerikën në pozicionin e fuqisë numër një globale.

“Vendosja e punës përsëri në duart e Departamentit të Shtetit dhe pastaj koordinimi i SHBA-së me Brukselin përreth Ballkanit Perëndimor, do të thotë pak a shumë presion amerikan, në varësi të vlerësimit të situatës. Kjo, përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës, nënkupton edhe ndalimin e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Në çdo rast, një marrëdhënie më aktive dhe dinamike midis Shteteve të Bashkuara, Serbisë dhe Ballkanit na pret. Do ta ndiejmë shumë shpejt”, përfundon Milivojeviq. /Express/