FIDANISHTJA

Frika nga Specialja e ka degraduar në pikën më të ulët figurën e presidentit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Analisti politik Florim Zeqa, duke vlerësuar mungesën e plotë të akordimit të klasë politike kosovare për veprim të unifikuar në mbrojtjen e interesit të shtetit, por duke provuar që secili lider të zgjedh rrunën e përfitimit për interesa personale, edhe kur janë në pyetje temat nacionale, ka thënë se kjo situatë kërkon që të gjithë liderët, duke filluar nga i pari i shtetit, ti nënshtrohen kontrollit të detajuar mjekësor.

“Vërtetë skena politike ka nevoje për trajtim psikiatrik nga një kolegjium mjekësh, mirëpo i pari është presidenti Thaçi e kështu me radhe deri te deputetja Flora Brovina të cilën e traumatizuan aq shumë me prezantimin e fotos pornografike së falsifikuar në Kuvend”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë, Zeqa thotë së “dëmi më i madh që po i vije vendit është nga traumat e presidentit i cili nuk mundë të shkëputet nga ethet e Speciales”.

Fundamenti

“I traumatizuar nga frika e speciales, Hashim Thaçi e ka degraduar në pikën më të ulët figurën e presidentit të shtetit, duke ju shpallur luftë të hapur, por edhe brenda institucioneve të gjithëve që po ia kundërshtojnë idenë e pazareve me Serbinë, përkatësisht planin serb për ndarjen e Kosovës.

Prandaj shihet qartë gatishmëria e pafundme e Thaçit për ndarje të Kosovës, vetëm e vetëm që të heq nga qafa barrën e Gjykatës Speciale. I motivuar nga frika e speciales, të gjithë ata që e kundërshtojnë idenë e korrigjimit të kufijve i lufton pamëshirshëm dhe me të gjitha mjetet, siç i akuzoi kryeministrin Haradinaj që e quajti të pa edukatë e deri tek presidenti më i dinjitetshëm shqiptar Sali Berisha të cilin e quan argat të Millosheviqit”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa, siç duket, çmenduria e presidentit Thaçi nuk ka fund sepse ai po flet gjepura për Sali Berishën, ndërsa për aktin e Flora Brovines që e shikoi e tërë bota thotë se nuk di gjë. “Ky pra është personaliteti i një njeriu pa dinjitet dhe një presidenti pa kredibilitet”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.