RCCOLA

Frederic Veseli bëhet i Ipswichit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Frederic Veseli do ta vazhdojë karrierën në Ipswich Town. Pasi u la i lirë nga Manchester City, futbollisti shqiptar u angazhua menjëherë për ta gjetur ekipin e ri dhe ai iu bashkua ekipit nga liga e dytë angleze.

Futbollisti defanziv qëndroi disa ditë në prova tek Ipswichi, i cili në fund vendosi ta mbajë në ekip për sezonin e ardhshëm.

Fundamenti

Veseli u ishte bashkuar ‘Djajve të Kuq’ në janar të vitit 2012 nga Manchester City. Por, ai nuk ‘dhezi’ në Old Trafford, kështu që u detyrua ta gjejë një ekip të ri.

Sezonin e kaluar, ai luajti me ekipin e të rinjve, ku nuk la ndonjë gjurmë sa për të mbetur tek gjiganti anglez.