Uji Dea

Frankenshtajni pëlqehet nga publiku

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Aktorët gjilanas janë munduar që të japin maksimumin në premierën e shfaqjes “Frankenshtajn”,që u dha të premten mbrëma në teatrin e qytetit.

“Frankenshtajni” është pëlqyer nga publiku gjilanas,edhe pse jo në masë të dëshirueshme,sepse në të njëjtën kohë kishte edhe futboll.

Megjithatë në këtë premierë u dhanë skena të shkëlqyera, plotë situata komike. Shkëlzen Berisha drejtor artistik tha se ky version i dramatizimit i përrallës klasike përplot dramatikë nga Tim Kelly, është provokuese dhe lartë zbavitëse.“Me një fjalë është versioni më i mirë gjerë në ditët e sotme”, ka thënë Berisha.

Rrëfimi për shfaqjen. Viktor Frankenshtajn, një shkencëtar i shkëlqyer kthehet në vilën e tij në Zvicër për t’iu shmangur përcjellësit të tij të tmerrshëm. Askush nuk mund ta zbuloj sekretin që e tmerron atë, as nëna e tij, as e fejuara e tij, as shoku i tij më i mirë.

Mobi Casa

Edhe përgjërimi i një vajze rome e cila akuzohet për vrasjen e vëllait të vogël të Viktorit bie në vesh të shurdhër, shkaku që Viktori ka sjellë në jetë një krijesë të tmerrshme shumë të madhe të krijuar nga pjesët e trupit të të vdekurve.

Krijesa gjen Viktorin në vilën e tij dhe i kërkon atij një “nuse” për ta kaluar jetën me të dhe jo në vetmi.

Përkundër gjykimit të tij, megjithatë ai pajtohet me kërkesën e Krijesës dhe së shpejti shtëpia e tij pushtohet nga vrasje të tjera, dëshpërim dhe terror.
Në premierë kanë luajtur aktorët: Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli, Mejreme Berisha, Artan Selimi, Safete Mustafa-Baftiu, Kushtrim Qerimi, Bukurije Kqiku dhe Njomza Kalaveshi dhanë gjithçka për të kënaqur publikun.

Skenografia dhe Kostumografia: Fitore Isufi, Muzika: Florim Gagica, Dritat: Fatmir Halili, Realizues të skenografisë: Medi Hoti, Fehmi Hoti dhe Haki Aliu, Garderobiere Bahrije Kurtalani, Rekuiziter Suad Berisha, Organizator Raif Haziri./rajonipress/