Francezi fiton në loto 100 milionë euro

/ 1 minutë lexim

101 milionë euro të lojës së fatit “Euro Milion’s” shkojnë në Francë.

21 dhjetori ishte me fat për një qytetar në Francë, i cili ka qëlluar të gjithë numrat fitues, për t’i marrë 101.835.641 e mbledhura në fondin e “Euro Milion’s”. Këto mjete mjaftojnë për blerjen e 2.5 tonë ari.

Mobi Casa

Kjo është shuma e tretë më e madhe e fituar që nga fillimi i kësaj loje të fatit në Francë . Cmimi rekord në Francë 169.837.010 € është fituar më 13 nëntor 2012.

Lotoja “Euro Milion’s” luhet në nëntë shtete evropiane: Francë, Britani të Madhe, Spanjë, Luksemburg, Belgjikë, Zvicër, Portugali, Irlandë dhe Austri.