FIDANISHTJA

Fragment nga libri i Atdhe Gecit, “Shqipëria është më e madhe se Shqipëria”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rexhep Kasumaj, Lektyrë mbi kujtesën kombëtare…( Pak fjalë për Çamërinë e Atdheut )

Kam lexuar libra. Të ndryshëm. Nga biblioteka ime dhe të huazuar. Libra të sertë. Të bukur. Të zjarrtë me flakë shprese. E poaq të brishtë. Pastaj delikat si nektar në petale lulesh. Dhe proliks plot dhimbje e trishtim. Fundja, si vetë ngjyrat e jetës. E pra, libra letërsie. Romane, poezi. Mandej publicistikë. Filozofi.

Shkrimtari nga fushëdija diplomatike e ndërkombëtare. Dhe histori gjithmonë. Ka ndodhur t’mos më pëlqejë ndonjë tyresh. Veçse jam ngulmëtar dhe librit i shkoi prorë deri në fund. Ndaj dhe nuk i kujtoj të gjithë. Ata që s’i kujtoj apo jo me qejf, janë libra që, si thotë Borgesi, autori nuk e kishte shkruar për mua. Ndërkaq ata që i kujtoj, i kujtoj përherë.

Uji Dea

Ndonjë fragment e mbaj fanar prehës apo dritë ndër valë të turbullisë. Dhe kështu, një nga librat që kujtoj paprerë është dhe Sundimtari i Machiavellit. E, në prolog të tij, sidomos fjalët drejtuar Princit: Lartmadhëri, i shkruan autori Niccolo, ju do keni rastin të mësoni në pak ditë atë që unë mësova tërë jetën…

Teksa evokoja këtë dedikim, thashë: ja edhe lexuesi i këtij libri do ketë rastin të mësojë në pak ditë atë që autori, poet e shkrimtar, Atdhe Geci mësoi një dhjetëvjetësh mbi Çamërinë: mbi këngën dhe vajin e saj!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.