RCCOLA

FR i AKR-së mbështetje të fuqishme kandidatëve nga AKR për Kuvendin Komunal të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Forumi Rinor i AKR-së në Gjilan së bashku me kandidaten e vet për asamble komunale Klodina Krasniqin mbajtën një debat me të rinjët Gjilanas ku u diskutua për problemet thelbësore të të rinjëve dhe se si mund të tejkalohen këto probleme nëse rinia do ta kishte përfaqësues në asamble komunale. Sigurisht se asambleistat nuk kanë kompetenca për ti ndryshuar gjërat, por kanë mundësi që këto çështje t`i ngrisin në seancat e Kuvendit Komunal dhe ta kushtëzojnë Kryetarin e Komunës t`i realizojë ato kërkesa të të rinjëve.

Mobi Casa

Në mbështetje të fuqishme të kandidaturës së Klodina Krasniqit ishin Forumi Rinor i AKR-së në krye me Aid Berishën si Kryetar i Forumit Rinor i cili i përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti, poashtu me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe bartësja e listës zonja Vjollca Gagica Matoshi e cila njëherit është edhe Kryetare e Forumit të Gruas të AKR-së Dega në Gjilan, në fund por jo më pak e rëndësishme me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe Shefja e Shtabit Zgjedhor të AKR-së zonja Vana Jerliu Ramadani e cila theksoi se Rinia e AKR-së është shtylla e AKR-së dhe se të rinjët e kanë mbështetjen maksimale edhe të Presidentit të Partisë z. Behgjet Pacollit, kjo shihet edhe me përfaqësimin e të rinjëve në listën zgjedhore edhe me rangimin e tyre në këtë listë ku shembull për këtë është edhe rangimi me numrin 4 të kandidates nga Forumi Rinor Klodina Krasniqit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: