Fotografia të cilën e kanë parë më së shumti njerëz

Edhe pse shumëkush mendon që Mona Lizën e kanë parë më së shumti njerëz në botë, megjithatë primati besohet se i takon fotografisë të quajtur ‘Bliss’ të autorit Charles O’Rear.

Sipas blogut Mortenlindholm këtë fotografi e kanë parë afër një miliard njerëz.

Si është kjo e mundur? Shumë lehtë. Fotografia është bërë në vitin 2002 dhe shumë shpejtë është shpërndarë në gjithë botën si prapavijë në monitorët e kompjuterëve me sistemin operativ ‘Windows’ të Microsoftit.

O’Rear këtë fotografi e ka bërë derisa ishte në pushime në Napa të Kalifornisë. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS