Fotografia që zemëroi turqit

/ 2 minuta lexim

Në faqen Twitter të Shtëpisë së Bardhë është plasuar një foto, ku shihet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ulur në Zyrën Ovale, duke folur në telefon dhe në dorën e djathtë mban një shkop bejsbolli.

Në përshkrimin e fotos thuhet: Presidenti Barack Obama flet në telefon me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan, në lidhje me krizën në Siri.

Por kjo foto ka bërë jehonë në Turqi, ka zemëruar shumë turq. Ka reaguar edhe opozita, duke komentuar se Obama me atë shkop bejsbolli tregon fuqinë e mesazheve që ia dërgon Turqisë.

Mobi Casa

“Fotografia tregon se nga kush i merr porositë kryeministri ynë se si duhet të qeveriset vendi”, ka dekalruar lideri i Partisë Popullore Turke Republikane, Metin Lutfi Baydar. Ai ka thënë se kjo foto ofendon Turqinë dhe popullin e saj.

Pas reagimeve në turqi, Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë në të cilën ka sqaruar se editimi i kësaj fotoje ëhstë bërë për të treguar relaksimin e presidentit Obama në komunikim me kryeministrin Erdogan dhe vendosmerinë e tij për vazhdimin e marrëdhënieve të mira midis dy vendeve.

“Të dy burrështetasit kanë biseduar gjatë për situatën në Siri. Komunikimi ka qenë miqësor dhe presidenti çmon miqësinë dhe partneritetin që ka me kryeministrin Erdogan”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. /Telegrafi/