Hidromorava

Fotografia që do të jetojë gjatë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Kjo foto e parkut të qytetit do të jetojë gjatë edhe për kah pamja mahnitëse, edhe për nga pastërtia e gjelbërimi kolorit. Do të jetojë gjatë sepse vështirë mund të kthehet kjo pamje, sepse parku tashmë është i degraduar dhe i shkatërruar totalisht.

Këtë pamje të parkut të qytetit do ta admironte çdo qytetar dhe çdo kalimtar rasti. Gjilani është identifikuar me kënaqësinë dhe hapësirat e gjelbërimit e të pushimit për të gjitha grupmoshat që ka ofruar ky park.

Mobi Casa

Kjo foto sigurisht që do të jetojë gjatë, do të jetojë gjatë sepse do jetë e vështirë ta shohim një pamje të tillë, meqë parku tashmë është degraduar, është shkatërruar dhe ka mbetur vetëm zymtësia dhe kundërmimi i rëndë. Gjilani dhe gjilanasit meritojnë shërbime publike më të përgjegjshme dhe më profesionale.

Parkun e ka shkatërruar dhe po e shkatërron dora e njeriut, keqëmenaxhimi publik. Nëse për diçka do të duhej të protestonin gjilanasit është ruajtja e këtij parku dhe të paktën mos degradimi i mëtutjeshëm institucional./rajonipress/