Fundamenti

Fotografia e shqiptarit me kancelaren Merkel, më e mira e vitit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gazeta me tirazhin më të madh në Zvicër, “20 Minuten” ka bërë përmes votave të lexuesve të saj zgjedhje e fotografisë më të mirë të vitit 2013, me autor “lexuesit reporterë”. Vendin e parë në një konkurrencë të fortë e ka zënë fotografia e të riut shqiptar Rafael Lluka nga Flawili i kantonit St. gallen.

E veçanta në fotografinë e tij është prania e gruas më të fuqishme të botës, kancelares gjermane Angela Merkel. Dhe, siç mund të merret me mend, shqiptari nuk e ka lënë t`i ikë rasti që të pozojë me kancelaren.

Në garë për fotografinë më të mirë ishin 12 reporterë-lexues që janë shpallur fitues muaji, gjatë vitit 2013 dhe ishin shpërblyer me nga 1000 franga secili. Ndërsa fituesi i çmimit te vitit shpërblehet me një Carry-on-Roller të firmës Dakine.

Uji Dea

Nga 5000 lexuesit që kanë votuar, 1250 ia kanë dhënë votën e tyre Rafael Lukës, duke e ngritur atë në vendin e parë.

Historia e fotografisë është e thjeshtë. Rafaeli ndodhej në Berlin së bashku me shokët dhe shoqet e shkollës, në ekskursionin në përfundim të shkollës së mesme profesionale në Uzwil.

Duke kaluar pranë Bundestagut gjerman kupton rastësisht nga gazetarët që po prisnin se së shpejti aty do të vinte kancelaria Merkel. Kur ajo doli nga makina e zezë, Luka e shfrytëzoi shansin e tij duke e lutur zonjën e madhe për një fotografi të përbashkët. Ajo pranoi dhe ja rezultati!/albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.