Fundamenti

Fotografi që u zu rob nga serbët dhe zhvilloj mbi 400 fotografi të masakrave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kam parë foto ku paramilitari shihet duke e vrarë viktimën shqiptarë. Të gjitha këto foto i kam ruajtur me shumë rrezik dhe pas luftës i kam dorëzuar në OSBE dhe në organet e Qeverisë së përkohshme, por kurrë nuk e di se ku kanë shkuar ato fotografi, thotë për rajonipress fotografi Shaip Dubova.

Ushtria dhe policia serbe pos vrasjeve të civilëve të pafajshëm ka ditur që të kap peng edhe njerëzit që kanë pasur profesione të veçanta. Të njohur si robër lufte, një rast që e vlen të shkruhet është padyshim edhe zënia rob-peng e fotografit gjilanas Shaip Dubova, raporton rajonipress.

Shaip Dubova fotograf i njohur tregon për rajonipress tërë ngujimin e dhunshëm nga ana e forcave serbe në maj të vitit 1999.

UBT

Dubova tha se forcat serbe e kanë detyruar me dhunë që të punojë për ushtrinë dhe policinë serbe nga data 9 maj 1999 deri në ditën e hyrjes së forcave të NATO-së. “Për punën e dhunshme që kam bërë gjatë luftës e kam njoftuar edhe degën e LDK-së në Gjilan. Unë isha i zënë robër dhe me sytë e mi kam parë e zhvilluar mbi 400 fotografi, vetëm gjatë një dite. Të gjitha vrasjet e ndodhura në Kosovë nga forcat serbe i kam zhvilluar unë” rrëfen Dubova.

Ai madje e ka të vështirë të kujtojë fotot që ka parë njerëz të vrarë, të plagosur, pa duar, pa këmbë, pa organet gjenitale. “Kam parë foto ku paramilitari shihet duke e vrarë viktimën shqiptarë. Të gjitha këto foto i kam ruajtur me shumë rrezik dhe pas luftës i kam dorëzuar në OSBE dhe në organet e Qeverisë së përkohshme, por kurrë nuk e di se ku kanë shkuar ato fotografi”, sqaron Dubova.

Dubova tha se fotot e para që i ka zhvilluar janë ato të masakrës së Krushës dhe vrasjet në Zhegër. “Të gjitha fotot e zhvilluara nga serbët janë bërë në shtatë kopje dhe janë dërguar menjëherë për në Beograd” thotë ai./rajonipress/