Fotografi që paraqesin gjendjen alarmante në Pendën e Përlepnicës

Gjilan – Qytetarët ndihen të shqetësuar dhe të frikësuar se ç`farë do të ndodhë me të ardhmen e ujit të pijshëm. Penda e Përlepnicës tashmë duket në gjendje alarmi. Fotot e shpërndara nga “Përlepnica krenare” tregojnë qartë si ishte diga më herët dhe si duket tani.
“Përlepnica krenare” përmes rrjeteve social ka paraqitur disa foto të realizuara këtë të diele, ku saktësisht shihet gjendja e mjerueshme e liqenit që dikur furnizonte tërë qytetin e Gjilanit.
“Fotografi të bëra sot te liqeni, gjendja vërtetë alarmante, në foto duken edhe lisat e prerë në kohën kur u ndërtua diga, dhe gurët e mullinjve” shkruan “Përlepnica krenare”.
Në fakt ditëve të fundit shumë qytetar përmes rrjeteve sociale po shprehin mllefin dhe frikën e mungesës së ujit të pijshëm.
Ata i luten zotit që të bjer shi sa më shpejt dhe ironizojnë tërë kohën me pushtetin komunal, që ende nuk ka bërë ndonjë zgjidhje në këtë drejtim./rajonipress/