UBT

Fotografët kosovarë e serbë bëhen bashkë në Tirol të Austrisë

/ 3 minuta lexim

Fotografë kosovarë dhe serbë janë bërë bashkë në Tirol të Austrisë, në një ekspozitë të përbashkët me fotografi e quajtur “EuroXibition”.

Bëhet fjalë për fotografët Arben Llapashtica, Jelena Lučiq, Siniša Mandiq, Berat Murina, Olivera Inđiq, Halil Halili, Petrit Rahmani, Fitore Syla, Milena Goševski edhe Rajko Simiq. “EuroXibition” është iniciuar nga Klubi i Alpbahut në Beograd dhe grupi Alpbach në Kosovë. Ekspozita e fotografëve të rinj kosovarë dhe serbë ështe hapur të shtunën mbrëma në Alpbach.

“Ne kemi shumë simbole dhe elemente të BE-së në Kosovë, ne kemi fotografuar simbole të BE-së në vendin tonë pa u kursyer se a janë foto negative apo pozitive. I mbetet publikut t’i vlerësojë fotot se a jemi afër apo larg integrimeve në BE”, tha Arben Llapashtica, një fotograf nga Prishtina.

Që nga viti 1945 Forumi Evropian Alpbach ka mbledhur më shumë se 700 studentë nga e mbarë bota. Për gati tri javë ky forum bëhët fshati i studentëve, mendimtarëve dhe profesorëve anekënd botës. Nga Kosova sivjet marrin pjesë 22 studentë.

Folësit dhe pjesëmarrësit nga të gjitha pjesët e botës, nga lëmenj ekonomikë, nga shkenca dhe politika, ekspertë me përvojë dhe studentë, të ardhur së bashku në Alpbach për të diskutuar çështjet aktuale dhe për të formuluar zgjidhje ndërdisiplinore.

Programi i Alpbahut Europian Forum është i ndarë në tri pjesë: java e seminarit, shkolla verore dhe simpoziumet e Alpbach-ut (Alpahut).

Fidanishtja

Forumi Albach është organizuar dhe është drejtuar nga Dr. Erhard Busek. Nuk mungon as programi kulturor, i cili është i larmishëm në fshatin e Alpbach-t (Alpahut).

Dhjetë fotografë nga Kosova dhe Serbia do të ekspozojnë fotot e tyre të bëra në Kosovë dhe në Serbi.

Pas ekspozitës në Prishtinë dhe Beograd, këtë ekspozitë do të hapë kryetari i nderit të Forumit Alpabch, Erhard Busek dhe Uliriche Lunachek.

Programi i Forumit Alpbach Evropian është shoqëruar me një program të pasur kulturor.

Në ekspozita, koncerte dhe shfaqje artistëve të rinj në veçanti u janë dhënë mundësitë për të paraqitur punën e tyre për publikun në Forum.

Fotografët nga Kosova dhe Serbia kanë kapur simbolet evropiane në vendet e tyre. Ekspozita ka qenë ide e iniciativës Alpbach e Prishtinës dhe ajo e Beogradit.
Në kuadër të këtij projekti janë mbajtur edhe punëtori dhe seminare për fotografi në Prishtinë dhe Beograd. Vlen të përmendën edhe seminarët që janë organizuar në Prishtinë dhe Beograd.(albinfo.ch)