Forumi i Gruas së LDK-së në Gjilan vlerësohet si forumi më i organizuar në nivel vendi

Gjilan – Vizita e sotme pikërisht më 8 Mars është shembulli më i mirë për rolin e gruas Kosovare në shoqërinë tonë, aq më tepër kur ajo arrin të behët shtyllë edhe e ndërtimit të shtetit. Nga ana e saj FG në Gjilan u vlerësua si forumi më i organizuar në nivel vendi dhe na inkurajoi për vazhdimësi në aktivitete ka shkruar Valentina Bunjaku Rexhepi.
Postimi i plotë i Valentina Bunjakut Rexhepit
Me zonjat e Forumit Gruas se LDK-së në Gjilan, sot vizituam kryetaren e parë femër të Kuvendit të Kosovës znj. Vjosa Osmani.
Vizita e sotme pikërisht më 8 Mars është shembulli më i mirë për rolin e gruas Kosovare në shoqërinë tonë, aq më tepër kur ajo arrin të behët shtyllë edhe e ndërtimit të shtetit.
Nga ana e saj FG në Gjilan u vlerësua si forumi më i organizuar në nivel vendi dhe na inkurajoi për vazhdimësi në aktivitete!
Vizita jonë ishte në vazhdën e aktiviteteve tona me rastin e 30 vjetorit të themelimit të LDK ka shkruar deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi./rajonipress/