Forumi i Gruas së LDK-së e vlerëson të suksesshme qeverisjen komunale
Viti – Forumi i Gruas së LDK-së në Viti në ditën Ndërkombëtare të Demokratizimit vlerëson qeverisjen Komunale dhe kryetarin Haliti si më të suksesshme edhe në progresin e arritur në fushën e Demokratizimit, ku rol kryesor është emancipimi i Gruas.
“Janë organizuar mbi 10 shoqata të Grave të cilat me mbështetjen e Komunës dhe donatorëve kanë arritur të vetëpunësohen një numër i madh i Grave, si komuna e parë e cila krijon lehtësirat e të bërit biznes ka bërë që edhe të hapet Fabrika e Tekstilit ku numri i të punësuarve gra do të arrin në 500, pastaj promovimi i të drejtave pronësore të barabarta si Komuna e parë përfituese e Projektit për të Drejtat pronësore, e shumë të arritura në fusha të ndryshme të cilat sjellin progres në Demokratizim” ka thënë Fatbardha Emini kryetare e FGLDK në Viti./rajonipress/


