Forumi Ekonomik Anamorava 2026 synon rritjen e investimeve dhe partneriteteve Kosovë–Diasporë
Viti – Në Gjilan është mbajtur Forumi Ekonomik Anamorava 2026, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka”, me mbështetjen e Caritas Switzerland dhe Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, si dhe me sponsorizimin e Vali Ranch Resort dhe PriBank.
Në fokus të forumit ishte Platforma B2B Kosovë–Diasporë, e cila synon të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet bizneseve vendore dhe kompanive të diasporës.
Gjatë aktivitetit u zhvilluan takime të drejtpërdrejta B2B ndërmjet përfaqësuesve të bizneseve, me qëllim krijimin e partneriteteve të reja, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve në Kosovë.
Në kuadër të forumit u theksua edhe potenciali ekonomik i Komunës së Vitisë, e cila, sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, disponon resurse natyrore, kapacitete njerëzore dhe pozitë strategjike që krijon mundësi për lidhje me tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
Forumi synon të shërbejë si një hapësirë për krijimin e urave të reja ndërmjet bizneseve, promovimin e investimeve dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të rajonit të Anamoravës.
Bizneset dhe investitorët e interesuar mund të regjistrohen në Platformën B2B Kosovë–Diasporë, për të identifikuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe partneriteti.5/rajonipress/


