Forumet rinore të bëjnë presion për unifikim të faktorit politik
Gjilan – Rinia e “Vatrës” nga ky takim kërkoi nga forumet rinore të partive në Bujanoc të gjejnë hapësirë brenda partive të tyre, dhe t`i bëjnë presion liderëve në unifikimin e përgjithshëm.
Rinia e “Vatrës” gjatë vizitës që zhvilloi në Bujanoc, fillimisht vizitoi dhe këndin Amerikan ku u njoftuan me aktivitetin e kësaj zyre dhe për aktivitetin e këtij këndi në njoftimin e qytetarëve të Bujanocit me kulturën Amerikan.
Gjithashtu gjatë vizitës,përfaqësuesit e forumit rinor të shoqatës “Vatra” nga Gjilani gjatë qëndrimit në komunën e Bujanocit takuan me liderët e forumeve rinore të partive shqiptare që veprojnë në këtë komunë. Motoja e kësaj mbledhje ishte “Fituam së bashku, tash ju qeverisni së bashku”.
Kushtrim Kadriu kryetar i rinisë “Vatrës” tha se “sot po zhvillojmë këtë vizitë në Bujanoc , ku dhe po promovojmë një nismë tonën të re që ka të bëjë me unifikimin e faktorit politik në Kosovën Lindore”.
Rinia e “Vatrës” nga ky takim kërkoi nga forumet rinore të partive në Bujanoc të gjejnë hapësirë brenda partive të tyre, dhe t`i bëjnë presion liderëve në unifikimin e përgjithshëm.
“Me ato forume të cilët e zhvilluam mbledhjen u ndamë të kënaqur dhe morëm ide për të vazhduar bashkëpunimin e mëtutjeshëm. Bëjmë të ditur se ne do ta organizojmë edhe një takim dhe do t1i ftojmë forumet rinore të të gjitha subjekteve që të na përgjigjen ftesës, sepse bëhet fjalë për bashkëpunim” tha Kadriu.
Pjesëmarrës të kësaj mbledhje ishin: kryetari i forumit rinor Arbër Pajaziti nga Partia Demokratike dhe Megzon Ismaili nga Lëvizja e Progresit Demokratik, kurse përfaqësuesit nga subjektet tjera nuk morën pjesë në takim.
Arbër Pajaziti me këtë rast ka thënë se subjekti i tij është i gatshëm për bashkëpunim brenda Luginës, mirëpo një gjë e tillë është e pamundur.
Megzon Ismaili propozoi formimin e një forumi kombëtar shqiptar me qëllim unifikimin e faktorit politik në Luginë.
Takimi i sotëm me moton “Fituam së bashku, tash ju qeverisni së bashku” është vazhdim i kampanjës së Vatrës “uniteti sjell fitoren”./rajonipress/