Eko Higjiena

Forum në New York për rrjetizimin e bizneseve në diasporë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës të prirë nga ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli kanë prezantuar në New York, para afaristëve shqiptaro-amerikanë, mundësitë investuese në Kosovë si dhe kanë promovuar krijimin e një rrjetizimi të bizneseve.

Para një grupi prej 70-80 biznesmenësh dhe të interesuarish, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, bashkë me zvendësministrin e Tregëtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj dhe staf tjetër profesional kanë folur për reformat ligjore, lehtësitë dhe mundësitë e të bërit biznes në Kosovë, duke e quajtur diapsorën një nga asetet më të rëndësishme të ekonomisë dhe të industrializimit të Kosovës.

“Diaspora sjellë jo vetëm paratë, por edhe përvojën më të mirë të biznesit të fituar në mërgim,” tha ministri Makolli. Bernard Nikaj foli për ngritjen e rangimit të Kosovës për 40 vende në renditjen botërore të të bërit biznes, për të theksuar se në rajon para Kosovës është vetëm Maqedonia.

Mobi Casa

Zyrtarët e Kosovës folën edhe për mundësitë konkrete të investimeve në secilën komunë veç e veç, investimet përmes partneritetit privato-publik si dhe krijimin e zonave të lira ekonomike që do të jenë shumë dashamirëse ndaj investimeve dhe bizneseve të reja.

Naim Dedushaj, drejtor i departmentit të përkrahjes së investimeve në Ministrinë e Diasporës, foli për krijimin e rrjetizimit të bizneseve të shqiptarëve në Zvicër, Gjermani, Austri dhe zgjerimin e tyre kudo që ka përqëndrim të diasporës nga Kosova.

Në fund të këtij forumi njëditësh u zgjodh një bord prej 11 vetash afaristë shqiptaro-amerikanë, si bërthamë e rrjetizimit në këtë metropol të SHBA-së.