KKVITI

“Fortesa”: Komuna po abuzon me fondin e bursave për studentët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – OJQ “Fortesa” vlerëson se Komuna e Kamenicës ka abuzuar me fondin e bursave për studentët, duke shkelur kriteret e konkursit. Janë përzgjedhur familjarë të udhëheqësve dhe zyrtarëve komunalë dhe janë jashtë skemës studentë që i kanë plotësuar kushtet e që kanë nevojë për mbështetje. Kërkojmë nga Komisioni Komunal për ndarjen e bursave, ta rishikoj vendimin.

Sipas OJQ “Fortesa” në mesin e të përzgjedhurve janë:Mbesa e drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, djali i përgjegjësit të Inspektoriatit, mbesa e ish-drejtorit të Shërbimeve Publike, Vajza e zyrtarit për mbrojtjen e ambientit, djali i kryetarit të Gjykatës për Kundërvajtje, djali i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, djali i Inspektorit të Ndërtimeve, e shumë familjarë të tjerë të udhëheqësve e zyrtarëve komunalë.

Duke parë këto shkelje dhe abuzime, kërkojmë nga drejtoria e Arsimit ta anuloj vendimin dhe ta rishpallë konkursin.

Uji Dea

Me këto veprime, pushteti aktual po e vazhdon praktikën e qeverisjes së kaluar, duke abuzuar me fonde publike dhe duke rrënuar kriteret e konkursit.

Kërkojmë nga kryetari i Komunës, t’i jap fund këtyre shkeljeve dhe të mos e shndërroj Komunën në çerdhe të nepotizmit e militantizmit thuhet në reagimin e Fortesës./rajonipress/