Mobi Casa

Forcohet bashkëpunimi për sigurinë në rajon: Kolonel Agron Rukiqi pret në takim Kolonel Sam Sargeant

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Në funksion të avancimit të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, ka pritur në një takim pune Komandantin e Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it, Kolonel Sam Sargeant, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Takimi, i zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, u fokusua në çështje kyçe që lidhen me situatën aktuale të sigurisë, koordinimin operacional dhe thellimin e partneritetit ndërmjet Policia e Kosovës dhe KFOR.

HW

Gjatë diskutimeve, të dyja palët vlerësuan se situata e sigurisë në rajon mbetet e qetë dhe stabile, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të koordinimit dhe bashkëpunimit në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Me këtë rast, Kolonel Rukiqi shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e vazhdueshme të KFOR-it, duke e cilësuar këtë partneritet si një shtyllë të rëndësishme në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.