FITORJA

Forcë mbikëqyrëse në Kosovën Lindore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Refik Hasani veprimtarë nga Kosova Lindore ka kërkuar instalimin e forcave mbikëqyrëse të OKB-së , NATO-së ,dhe EULEX-it.

Hasani duke ndjekur zhvillimet e fundit në Bujanoc ka thënë se mbajtja e një konference të donatorëve për zhvillim të infrastrukturës do të ishin hapat e parë ,për ta kthyer jetën në Kosovën Lindore.

Gjithashtu duhet të rishikohet marrëveshja tekniko-ushtarake e Kumanovës për zonën ajrore dhe atë tokësore dhe një konsultim ,vlerësim dhe plotësim i marrëveshjes së Konçulit.

Hasani thotë se për tu kthyer të dëbuarit dhe të zhvendosurit duhet të ketë edhe investime.

Sipas tij forcat ndërkombëtare duhet ta bëjnë demilitarizimin e rajonit dhe kthimin e arsenalit dhe ushtarëve nëpër kazerma.

Një çështje tjetër sipas Hasanit është edhe ndalja dhe kurdisja e gjyqeve politike. Paralelisht këtyre kërkesave Hasani tha se duhet urgjentisht të reagojë Tirana dhe Prishtina ,të cilat duhet të reagojnë me një zë.

GRANDEMALL

Tirana duhet të zyrtarizoj zyrën dhe një sekretarë të ngarkuar për Medvegjë, derisa Parlamenti i Shqipërisë duhet të hartoj një deklarate lidhur me arrestimet. Shteti shqiptarë të tërheqë ambasadorin e vetë nga Beogradi.

Parlamenti i Shqipërisë shumë shpejti të filloj dhe të hartoj një rezolutë apo deklaratë lidhur me arrestimet e katër majit të ushtarëve të UÇPMB-së në Bujanoc dhe Shkup.

Shteti shqiptarë të tërheqë ambasadorin në shenjë note verbale dhe pakënaqësie që Beogradi është duke ushtruar dhunë , diskriminim , arrestime dhe terror kundër shqiptarëve vetëm e vetëm të zvogëlohet dhe zbrazet kjo komunë me shumicë shqiptare .

Më 14 maj është paraparë mbajtja e një takimi të rregullt të Këshillit të sigurimit të OKB-së ,ambasadori i shtetit shqiptarë të marrë fjalën dhe të kërkoj një lloj dënimi për Beogradin.

Hasani në fund është shprehur se Bujanocin duhet mbajtur që shumica e deputetëve lokal të jenë shqiptar dhe Kryetari i Komunës të jetë shqiptar ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.