Fundamenti

Forcat e maskuara të Vuçiçit, kidnapuan policët e Kosovës, përdhosin uniformat, Emblemën dhe Flamurin shtetëror të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nga Isuf Bajrami – Kidnapimi i tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat xhandarmerisë serbe gjatë ditës së sotme nuk është hera e parë! Ky kidnapim është bërë brenda territorit të Republikës së Kosovës!

Në fakt tre policët kosovarë kanë qenë brenda territorit të Kosovës 840 metra vi tokësore nga vija kufitare. Përveç tre policëve,forcat e maskuara serbe e kanë shkelur vijën kufitare dhe integritetin territorial të Kosovës!

E kanë poshtëruar uniformat e policisë së Kosovës! E kanë burgosur Emblemën dhe Flamurin shterojnë të Kosovës!

UBT

Për mbrojtjen e dinjitetit të Kosovës, organet Shtetërore dhe ekzekutive ,duhet të jenë më vigjilentë.

Policia e Kosovës kanë qenë brenda territorit të Kosovës, prandaj edhe përdorimi i forcës në vetëmbrojtje fizike dhe të sovranitetit është dashur të jetë reciproke.

Policisë së Kosovës, jo vetë të ju njihet siguria personele-fizike dhe materiale me ligjet e vendit, por edhe e drejta për vetëmbrojtje fizike sipas standardeve ndërkombëtare.