ARKATANA

Forbes iu rekomandon Shqipërinë për të jetuar pensionistëve amerikanë: Kostoja e jetesës, shumë herë më e ulët se në SHBA

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion i mundshëm për të kaluar vitet e pensionit.Forbes e ka përfshirë vendin tonë në listën e 96 vendeve të rekomanduara për pensionistët që duan të jetojnë jashtë SHBA-së në vitin 2026.

Në një listë të publikuar nga Forbes, ku janë analizuar 24 shtete dhe 96 destinacione konkrete, Shqipëria është përzgjedhur mes vendeve që mund t’u ofrojnë pensionistëve amerikanë një alternativë më të përballueshme për jetesën jashtë vendit.

HW

Sipas Forbes, vlerësimi është bazuar në disa faktorë, përfshirë komoditetet dhe cilësinë e jetës, kostot e jetesës, sistemin shëndetësor, rrezikun klimatik dhe mënyrën se sa mikpritëse janë destinacionet ndaj pensionistëve amerikanë.Në rastin e Shqipërisë, Forbes veçon si destinacione kryesore Tiranën, Durrësin, Sarandën dhe Vlorën.

Një prej avantazheve kryesore të Shqipërisë, sipas përshkrimit të Forbes, është kostoja e jetesës, e cila konsiderohet shumë më e ulët se mesatarja në SHBA. Kjo e bën vendin veçanërisht interesant për pensionistët amerikanë që kërkojnë të ulin shpenzimet, pa hequr dorë nga klima mesdhetare dhe aksesi në qytete, bregdet dhe shërbime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.