UBT

Foniqi: Viti 2016 më i suksesshmi për qendrën për shërbim me qytetar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Viti 2016 për Qendrën për Shërbimin me Qytetar, ka qenë viti me i suksesshëm pasi që nuk kemi pasur asnjë ankese nga qytetaret rreth shërbimeve dhe Qendra për Shërbimin me Qytetar thotë Ardian Foniqi.

Foniqi tha se kjo qendër ka pranuar gjithsej 128618 kërkesa nga qytetarët ndërsa kemi arritur fal punës se mirë të organeve tjera të komunës qytetarëve me i dhënë përgjigjeje pozitive 126750 shikuar në përqindje del se komuna jonë ka qenë në shërbim të qytetarit me një përqindje prej 98% me lëndë të kryera, ku edhe qytetarët janë të kënaqur me shërbimet që i’u ofron QSHQ.

Hidromorava

“Motiv për të vazhduar me këtë kapacitet të punës në QSHQ-ës, nga ana e zyrtarëve është respekti ndaj qytetarëve, trajtimi i barabartë dhe po ashtu shpallja si drejtoria më e mirë në nivel vendi nga MAPL-ës, dhe USAID-it”.

Sipas tij edhe komisioni për shqyrtimin dhe vendosjen e kërkesave për ndërrimin dhe korrigjimin e emrit personal, i ka trajtuar të gjitha kërkesat sipas ligjit për Emrin Personal nr.02/L-118, dhe Udhëzimi Administrativ Nr. 19/2015, për Kushtet dhe Procedurat e Ndërrimit të Emrit Personal, ku në vitin 2016, ka pranuar 190 për ndërrimin e emrit apo mbiemrit, nga këto lëndë 169 qytetarëve i është lejuar ndërrimi i emrit apo mbiemrit ndërsa 21 kërkesa janë refuzuar sipas rekomandimit nga MPB tha Ardian Foniqi u.d. i Shefit të Qendrës së shërbimit me qytetar dhe kryetar i komisionit për ndërrim dhe korrigjim, për emrin personal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.