United Hospital

FonFon LLC nga Vushtrria fitues i turneut “Kenan Halimi”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Mbrëmë në fshatin Gjylekar të Vitisë, është mbajtur ndeshja finale në futboll të vogël të turneut ‘Kenan Halimi’, që organizohet në nderim të dëshmorit të kombit, Kenan Halimi.

Me këtë rast i pranishëm ishte dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili foli edhe për rëndësinë e këtij turniri dhe figurën e dëshmorit Kenan Halimi.

Mes tjerash, Haliti duke vlerësuar organizimin tejet të mirë të këtij turniri, theksoi se do të realizohet së shpejti projekti për zgjerimin e fushës, përkatësisht rregullimin e tribunave edhe në pjesën lindore.

Uji Dea

Folën edhe drejtori i DKRS-së Valmir Sahiti dhe në emër të këshillit organizativ Riad Sadiku.

Ndërkaq në natën finale të këtij turniri u zhvillua ndeshja në mes të KF Remniku dhe të FonFon LLC e cila në penalti përfundoi në të mirë të vushtrriasve.

Ekipi FonFon LLC, fitoj vendin e parë dhe u shpall fitues i turnirit të sivjetëm “Kenan Halimi 2024”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.