ARKATANA

Fondi për veriun, vulosja e autonomisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nëse është e vërtetë ajo që e thotë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, se të hyrat në pikat doganore në veri (1 dhe 31) do të krijohet në një fond i veçantë që do të shfrytëzohet vetëm për nevojat e serbëve në veri, atëherë marrëveshja e djeshme në Bruksel, ka legalizuar autonominë për veriun.

Kështu të paktën mendojnë përfaqësuesit e opozitës, por edhe analistët politikë të Kosovës. Sipas tyre, fondi i veçantë për veriun, tejkalon kompetencat e Prishtinës zyrtare dhe legalizon atë që quhet ekstraterritor.

Mirëpo, kryeministri Hashim Thaçi ka mohuar se fondi do të krijohet nga të hyrat në veri. Madje Thaçi ishte optimist se me marrëveshjen e djeshme edhe strukturat paralele në veri kanë marrë fund.

FIDANISHTJA

Sidoqoftë, për të qartësuar këtë marrëveshje, opozita kërkon nga kryeministri Thaçi, që të raportojë në Kuvend për detajet e marrëveshjes së fundit, pasi që deklaratat e tij dhe të homologut serb janë shumë kontradiktore.

Thaçi ka njoftuar se nga dita e premte (dje) doganat e Kosovës do të paguhen njëjtë në katër pikat kufi tare, përfshirë edhe në pikat 1 dhe 31 në veri, sipas ligjeve dhe kushtetutës. Kurse kryeministri serb Daçiq ka njoftuar se paratë e mbledhura nga doganat në veri do të mblidhen në një fond, që do të themelohet nga BE-ja dhe ato do të shfrytëzohen vetëm për veriun.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.