UBT

Fondi për veriun mund të arkëtojë deri në 90 milionë euro

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Marrëveshja për themelimin e fondit zhvillimor për veriun e vendit, të banuar me serbë, ka lënë mundësi interpretimi për shumën monetare që do të derdhet në të. Midis dy interpretimesh, fondi do të grumbullojë nga 6 milionë deri në 90 milionë euro.

Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka saktësuar të mërkurën nëse të gjitha taksat doganore që do të arkëtohen në pikëkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak do të kalojnë ose jo në fond. Pas takimit që ka pasur me përfaqësues të BE-së në Kosovë, por edhe me përfaqësues të vendeve të Quintit, ai vetëm ka theksuar se taksat do të derdhen fillimisht në arkën e shtetit. Nuk ka folur as për shumën e fondit.

Mobi Casa

“Duke ruajtur karakterin unitar të sistemit doganor të Kosovës, ne themeluam fondin për zhvillimin e veriut të vendit”, është cituar kryeministri Thaçi në një komunikatë shtypi të Qeverisë. “Të gjitha të ardhurat nga doganat, akcizat dhe TVSH-ja në pikat 1 (Jarinjë) dhe 31 (Bërnjak) do të mblidhen sipas ligjeve të Kosovës dhe do të derdhen në thesarin e shtetit”, shkruan Koha Ditore.

Ndonëse të dyja fjalitë i ka përfshirë njërën pas tjetrës në një paragraf, një nga pjesëmarrësit e ekipit kosovar në takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel me ekipin negociator serb, i ka thënë gazetës se marrëveshja përmban formulimin që lë hapësirë të ndryshme interpretimi. Kjo përmbajtje nuk është publikuar akoma. /Telegrafi/