UBT

Fondi për Luginën, mes marketingut dhe mbështetjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të shtunën në Prizren kabinetet e dy qeverive të Prishtinës e Tiranës do të ulen së bashku për herë të parë për t’i diskutuar metodat e avancimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. Por edhe pse përfaqësues nga trojet tjera etnike nuk do të jenë të pranishëm, qeveritë pritet të diskutojnë edhe për ta, veçmas për Luginën e Preshevës, ku gjendja e shqiptarëve atje është tejet e rëndë. Për këtë qëllim është paralajmëruar edhe themelimi i një fondi, fillimisht për ndërtimin e një materniteti e më pas edhe për fusha tjera.

Por për këtë nisëm kanë filluar të shprehen rezerva nëse vërtet do të zbatohet në praktikë apo do të mbetet në nivel të deklaratave politike. Kështu shpreson të mos jetë, kryetari i KMLDNJ-së në Preshevë, Belgzim Kamberi. Ai ka thënë se është shenjë e mirë që dy qeveritarë e kanë futur në agjendë çështjen e Luginës, por, sipas tij, mbështetja nuk duhet të mbetet në deklarata apo vetëm te themelimi i fondit.

Hidromorava

“Që nga viti ‘99 për herë të parë ka një interesim nga Prishtina e Tirana zyrtare për të filluar të ndihmohet diçka konkretisht. Ajo çka është me rëndësi, është se dy qeveritë të fillojnë të ndihmojnë jo vetëm në aspektin e deklaratave politike, por konkretisht të bëjnë hapa në këtë drejtim. Është fillim i mirë, po presim veprime tjera politike dhe shpresojmë se nuk do të mbetet vetëm në aspektin e deklarimit”, ka thënë Kamberi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.