RCCOLA

Fondi me taksat e mallrave për veriun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Fondi për zhvillimin e veriut pritet të krijohet tek pasi të legjitimohen strukturat qeverisëse në të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë. Ky është një ndër kushtet që Bashkimi Evropian i ka përcaktuar për funksionalizmin e këtij Fondi. E përmbushja e këtij kushti, sipas zyrës së BE-së në Kosovë, pritet të ndodhë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale 2013.

Zgjedhje këto të cilat janë mbajtur për herë të parë edhe në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, e nga të cilat pritet të dalin njerëz legjitimë që do të qeverisin në këto komuna në bazë të juridiksionit të shtetit të Kosovës. Një kusht tjetër, për funksionalizmin e këtij Fondi sipas zyrës së BE-së në Kosovë, ka qenë edhe amendamentimi i Ligjit për Buxhetin që ka hyrë në fuqi më 2 tetor të këtij viti.

KKGJILAN

“Bazuar në këto amendamente të gjitha paratë publike të mbledhura nga mallrat e importuara nga bizneset e regjistruara, si dhe individë që banojnë në veri të Mitrovicës, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq të cilat janë të destinuara për konsum në këto komuna, me të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare në Jarinjë (pika 1) ose Bërnjak (pika 31) duhet të dërgohen në Fondin për Zhvillim”, thuhet në përgjigjen dhënë gazetës nga zyra e BE-së në Kosovë…(Tribuna).