Eko Higjiena

Fondi Enigmatik

/ 2 minuta lexim

Paratë që do t’i mbledhin Doganat e Kosovës në Veri, nuk do të shkojnë direkt në fondin për zhvillim të kësaj pjese. Sipas marrëveshjes, Qeveria do të ndajë mjete varësisht nga nevojat ekonomike dhe sociale të qytetarëve atje. Por institucionet e nuk sqaruan se cilat janë shumat që do t’i ndahet për komunitetin serb që jeton përtej Ibrit.

Si në Han të Elezit si në Jarinje, njëjtë do funksionojnë pikat doganore. Kamionët me mallra nga Serbia do t’u nënshtrohen të njëjtave procedura doganore si ata nga Maqedonia, Shqipëria e shtetet tjera të rajonit, shkruan gazeta Express.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, shpjegon se me marrëveshjen e arritur në Bruksel, Serbia e njeh doganën si institucion të Republikës së Kosovës.“Marrëveshja parasheh të aplikohet komplet i njëjti juridiksion i Kosovës si në të gjitha pikat tjera doganore”, thekson Huruglica.

Këtu, sipas tij, përfshihet kodi doganor i pandryshueshëm bashkë me të gjitha taksat e detyrimet, si dhe ligjet e tjera të aplikueshme në Kosovës.

Hidromorava

Deri më tani Serbia ka refuzuar ta njohë Kosovën si njësi të ndarë, kur janë në pyetje obligimet fiskale për qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Por, për kreun e doganave tash nuk do të ketë dallim nëse jeton në veri apo jug të Mitrovicës, pasi të gjithë do të jenë të barabartë kur paraqiten në doganë.

Lehtësi e vetme për qytetarët e pjesës veriore do të jetë të mos mundohen në terminal doganor për zhdoganim të mallrave në jug të Ibrit, por zhdoganimin ta kryejnë në kufi.

“Zhdoganimi për banorët e veriut do të jetë në kufi, ndërsa të tjerët do të shkojnë në terminal në Mitrovicë”, thekson Huruglica.