UBT

Fondacioni Kosovë-Luksemburg me projekt të ri që synon zbutjen e papunësisë në Viti

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Do të punësohen 40 të rinj e të reja të komunës së Vitisë, në bazë të një projekti të ri të Fondacionit Kosovë-Luksemburg, në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Vitisë, që ka për synim mbështetjen e bizneseve por edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve brenda një periudhë të caktuar.

Florim Shabani përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, është shprehur se ky projekt është i veçantë për shkak se ka për qëllim zbutjen e papunësisë në komunën e Vitisë. ”Vitia është ndër komunat e para që ka filluar të implementohet ky projekt. Kontratat që do t`i nënshkruajmë sot me kompanitë e caktuara, do të përfshijnë periudhën 6 mujore, me tendencë të vazhdimit”, ka thënë Shabani.

UBT

Ndërsa zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka vlerësuar bashkëpunimit tejet të mirë që ka komuna me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, që për vite me radhë ka realizuar një sërë projektesh me rëndësi për qytetarët dhe mirëqenien e tyre./rajonipress/