Eko Higjiena

Fondacioni Kosovë – Luksemburg investon në Viti në fushën e ambientit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Përfaqësuesit e Fondacionit Kosovë-Luksemburg, kanë nënshkruar sot edhe një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Halitin, që ka të bëjë me çështje ambientale.

Në bazë të kësaj marrëveshje, Fondacioni Kosovë-Luksemburg dhe komuna e Vitisë, do të bashkëpunojnë në realizimin e projektit për pastrim të ambientit, me që rast parashihet edhe kyçja e një numri të punëtorëve për punësim të përkohshëm e të cilët i takojnë kategorisë së familjeve me gjendje të rëndë sociale.

UBT

Në bazë të kësaj marrëveshje, palët do të bashkë financojnë dhe punësojnë 45 punëtorë që i takojnë kategorisë me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, në dobi të komunitetit, për një periudhë të përkohshme sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në këtë kontratë. Këtë marrëveshje bashkëpunimi e nënshkruan kryetari Sokol Haliti dhe përfaqësuesi i Foncacionit Kosovë-Luksemburg Fisnik Beqiri.

Koordinatori komunal për projektet me Fondacionin Kosovë Luksemburg Veton Ademi, ka njoftuar se përmes këtij projekti parashihet që Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Fondacionin Kosovë- Luxembourg, të angazhojnë me kontratë një numër të punëtorëve të cilët do te jenë në mbikëqyrje të plot të Drejtorisë Komunale për Shërbime Publike. “Ky projekt parasheh që fillimisht të bëhet pastrimi i plot të deponive të egra si dhe të rregulloi dhe mirëmbajë hapësirat publike, shtretërve të lumenjve dhe varrezat brenda qytetit të Vitisë dhe lokaliteteve përreth. Do të punohet në 30 vendbanime, ku do bëhet pastrimi, rregullimi dhe mirëmbajtja e gjitha hapësirave publike përfshirë këtu edhe varrezat, stadiumet sportive, parqet, përroskave dhe shtratin e lumit Morava, ka thënë Ademi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.