ARKATANA

“Folk Flaka” mbrëmje që mblodhi artdashësit e folklorit në Gjilan‏

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Teatri i Gjilanit këtë muaj ka vluar nga aktivitete të ndryshme kulturore, gjë që ka ndikuar edhe në orientimin e qytetarëve pandërprerë që t`i mësyejn kësaj dere të artit dhe kulturës.

Gjatë natës së mbrëmshme në këtë institucion, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2016”, ka kumbuar daullja, është hedhur valle e këngë me çifteli, duke u prezantuar vlera folklorike që i kushtohej heronjëve dhe dëshmorëve të rënë për liri.

Me këtë rast kryetari Haziri, në fjalën e tij ka i ka dhënë mbështetje folklorit dhe vlerave të pasura që ka Gjilani në këtë fushë, duke garantuar që kjo do të jetë pasuri shtesë në manifestimin “Flaka e Janarit” edhe gjatë të ardhmes.

Uji Dea

“Folklori në Gjilan është pjesë e pasur e kulturës muzikore, që është ruajtur e bartur brez pas brezi. Ky element është pasurim edhe më i madh i “Flakës së Janarit” e posaçërisht i pjesës muzikore. Mbështetja e Komunës së Gjilanit përherë do të jetë edhe më e fuqishme gjatë të ardhmes sepse gjithçka që është kulturë, dhe që ruan apo ndikon në pasurimin e kulturës gjilanase do të ketë mbështetjen e Komunës”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

Ndryshe, në këtë mbrëmje kanë prezantuar ansamble të ndryshme nga Gjilani, dhe qytete të tjera të Kosovës, të cilët kanë sjellur para publikut valle të ndryshme burimore, sikur edhe këngë patriotike në kujtim të heronjëve dhe dëshmorëve të kombit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.