Foli komisioni-vlera e dëmeve shkon në 7888 euro
Gjilan – Abdyl Bajrami nënkryetar i Vitisë tha se sipas vlerësimit që ka bërë komisioni vlera e dëmit që kanë shkaktuar vërshimet e 26 majit arrin në 7888 euro. Vitia ende pret ndihmën e Qeverisë.
Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në fshatrat e Vitisë gjatë vërshimeve të 26 majit tashmë ka dal me raportin e parë zyrtar. Abdyl Bajrami nënkryetar i Komunës së Vitisë tha se sipas komisionit vlera e dëmeve të shkaktuara në fshatrat Ballancë,Zhiti,Radivojcë dhe një pjesë të Pozharanit arrin në 7888 euro.
Bajrami tha se në këtë shifër janë llogaritur dëmet në përmbysje të puseve,sipërfaqe të tokave bujqësore, dyshemeve,mureve,urave,veshmbathjeve etj. Komisioni ndërkaq nuk ka vlerësuar dëmin për klorizimin e puseve,dhe pastrimin e tyre.
Bajrami tha se kjo shumë sërish mbetet e papërballueshme për Komunën e Vitisë e cila me kohë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta mbështes në këtë drejtim,por përgjigje zyrtare ende nuk kanë marr.
”Shpresat ende nuk i kemi humbur dhe jam i sigurt se Qeveria apo Ministria e Bujqësisë do ta ndaj një fond emergjent për dëmet e Vitisë, tanimë veç kur edhe dihet vlera e dëmeve” tha Bajrami.
Ndryshe familjet e prekura nga vërshimet e 26 majit,por edhe bujqit e kësaj ane me kohë kanë shfaqur dron se nuk do tu kompensohen dëmet. Në veçanti bujqit dhe fermerët e fshatrave Tërpezë, Zhiti, Ballancë e Radivojcë që kanë qenë më të goditurit kanë shfaqur rezervat e tyre se nuk do tu kompensohen dëmet që ua shkaktoi përmbytja nga reshjet e mëdha./rajonipress/