FOL: Shtrenjtimi i rrymës, shtrenjtim i jetës

Prishtinë – Lëvizja FOL ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për të shtrenjtuar energjinë elektrike në Kosovë

“Shtrenjtimi i rrymës për qytetarët e Kosovës do të thotë shtrenjtim i jetës së tyre të përditshme, varfërim i mëtutjeshëm dhe pamundësi për të bërë një jetë të dinjitetshme”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes FOL.

Kjo e fundit kërkon nga Zyra e Rregullatorit për Energji, nga KEK-u dhe nga institucionet tjera relevante “që ta anulojnë këtë vendim dhe të marrin parasysh gjendjen e rëndë socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës”.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës për 8.9 për qind.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).