Hidromorava

FOL publikon “Matësin e të vërtetës”

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Prishtinë – Lëvizja FOL ka publikuar raportin “Matësi i së vërtetës” në të cilën përfshin kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi për deklarata të pavërteta dhe ministren e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku dhe ministrin e Infrastrukturës Fehmi Mujota për deklarata kontradiktore.

Ndërsa EULEX-i është përmendur për deklaratë të vërtetë kur deklarohet se nuk është duke bërë asgjë në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. … Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhënë gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2010, se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza brenda 15 muajve, është renditur në krye të deklaratave të pavërteta që ka nxjerrë Lëvizja Fol në raportin e quajtur, matësi i deklaratave të zyrtarëve të lartë.

Edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është përfshirë në këtë raport për deklaratë të pavërtetë kur kishte thënë se Ligji për konfirmin e pasurisë së paligjshme do të nxirret brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Duke bërë krahasimin e deklaratave, Armend Mazreku nga Lëvizja FOL tha se këto deklarata publike konfirmojnë edhe një herë në lloj fakti se mungon çfarëdo relacioni real midis pushtetit në njërën atë dhe të vërtetës në anën tjetër.

Mobi Casa

“Gjithashtu konfirmon edhe një fakt tjetër, që sigurisht është trishtues, për vet faktin se zyrtarëve të ndryshëm mungon çfarëdo ndjesie, edhe absolute do të thosha, për përgjegjshmërinë që ata duhet të kenë për fjalën e dhënë publike”, tha Mazreku.

Në raportin e Lëvizjes FOL, përfshihen edhe ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku dhe ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota për deklarata kontradiktore. Armend Mazreku tha se përkundër që janë publikuar vazhdimisht deklaratat e pavërteta që janë thënë nga zyrtarët e lartë, ata kanë pasur vetëm reagime inerte dhe asnjëherë në drejtim të përgjegjshmërisë.

“Një vend nëse synon proceset e demokratizimit, nuk mund të ketë udhëheqës që flasin pandërprerë dhe japin deklarata të panumërta, ndërkaq në anën tjetër nuk e përmbushin asnjërën prej tyre”, tha ai.

Në mesin e gjithë këtyre deklaratave, që Lëvizja Fol i konsideron të pavërteta, ka një të deklaratë të vërtetë, e ajo është deklarata e EULEX-it se nuk është duke bërë asgjë në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta.