Mobi Casa

FMN-ja tërheq vërejtjen për mbipopullimin e administratës

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka adresuar vërejtje tek Qeveria e Kosovës për numrin e madh të punonjësve në sektorin publik, posaçërisht për nivelin komunal, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas raportit të fundit të FMN-së, e që bazohet në një raport të mëparshëm të Bankës Botërore, numri i punonjësve në administratë është më i lartë për 13 për qind në krahasim me nevojat reale të administratës.

Hidromorava

Ndonëse ky institucion i pati vënë “sanksione” Qeverisë nga fillimi i vitit 2011, megjithatë numri i punëtorëve në administratë ka mbetur i njëjtë, mbi 76 mijë punonjës, nga të cilët rreth 33 mijë në Qeverinë qendrore, rreth 43 mijë në komuna.