Mobi Casa

Florim Klaiqi takohet me përfaqësuesit e bankave, pompave të karburanteve si dhe pronarët e argjendarive

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Të martën komandanti i stacionit policorë në Kamenicë Kapiten Florim Klaiqi ka pritur në takim pune pronarët e bankave, pompave të derivateve edhe pronarët e argjendarive.

Të pranishmit janë njoftuar për planin e parandalimit,dhe hetimit te veprave penale të grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda. Në takim u diskutuan edhe çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me rritjen e bashkëpunimit në mes të këtyre bizneseve dhe policisë së Kosovës në mënyrë që të rritet edhe siguria në kryerjen e veprimtarisë se tyre.

Mobi Casa

Bazuar në Strategjinë e integruar të policimit të drejtuar nga inteligjenca dhe policimit ne bashkësi vazhdojmë të mbajmë kontakte dhe takime me partnerë lokal për siguri po edhe me përfaqësues të komunitetit të bizneseve.

Policia e Kosovës është e përkushtuar për ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/