Florim Klaiqi: Policia është e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë për luftimin e dukurive negative

Kamenicë – Komandanti i policisë Florim Klaiqi ka thënë se Policia është e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë për luftimin e dukurive negative. “Ne jemi këtu për të gjithë qytetarët pa dallim. Siguria e tyre është njëra ndër punët kryesore që kemi. Andaj ne kërkojmë nga të gjithë që të bashkëpunojnë me Policinë duke i denoncuar rastet, qoftë edhe në mënyrë anonime, në mënyrë që të mos kemi dukuri negative”, ka thënë Klaiqi në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin kryetari Qëndron Kastrati, Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat Zotrim Kastrati, përfaqësues të institucioneve fetare, përfaqësues të organizatave joqeveritare, si dhe anëtarët e tjerë të KKSB-së.

I pari i komunës ka thënë se u është mirënjohës të gjithë anëtarëve të KKSB-së për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe.
“Falënderoj të gjithë, si institucionet e sigurisë, inspektorët komunal dhe të tjerët për punën e bërë. Si komunitet duhet të bëjmë më të mirën që të raportojmë për dukuritë negative, t’i denoncojmë ato, dhe të mos i identifikojmë viktimat pasi që vetëm më shumë i dëmtojmë. Duke bërë denoncime ne mund t’i eliminojmë̈ së bashku këto dukuri”, shtoi ai.

Komandanti Florim Klaiqi ka thënë se Policia është e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë për luftimin e dukurive negative.
“Ne jemi këtu për të gjithë qytetarët pa dallim. Siguria e tyre është njëra ndër punët kryesore që kemi. Andaj ne kërkojmë nga të gjithë që të bashkëpunojnë me Policinë duke i denoncuar rastet, qoftë edhe në mënyrë anonime, në mënyrë që të mos kemi dukuri negative”, tha ai.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat Zotrim Kastrati, ka paraqitur punën e inspektorëve komunal, duke thënë se Inspektorati Komunal është vazhdimisht në terren duke bërë inspektime.
“Janë bërë inspektime në kuadër të masave anticovid dhe inspektime të fushave të tjera. Inspektorati vazhdimisht është në terren dhe do të vazhdoj punën e tij lidhur monitorimin për zbatimin e masave dhe të ligjit si nga bizneset ashtu edhe nga qytetarët”, ka thënë ai./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS