Fundamenti

Florim Abazi, detektiv dhe autor i librit bestseller

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Florimi ka botuar librin me titull “Voll erwischt” (I kapur në vepër) që po bën bujë në Zvicrën gjermanofone

Quhet Florim Abazi, një emër krejt i zakonshëm i një shqiptari nga Kosova. Por puna qe bën ai, nuk është aspak e zakonshme. Florimi, rreth 35 vjeçar, jeton në rrethinën e Cyrihut dhe punon detektiv. Ai përgjon, ndjek dhe i kap hajnat e shitoreve dhe të restoranteve. Këtë profesion e ka filluar para 10 vitesh ndërsa tash tre vjet ai ka edhe firmën e tij për këtë punë.

Por, ndryshe nga detektivët klasikë që për shkak të profesionit mbeten tërë jetën anonimë, Florimi ka bërë një zgjedhje tjetër: ai ka botuar një libër në gjuhën gjermane. “Voll erwischt” quhet libri i Florim Abazit, i cili po bën bujë në Zvicrën gjermanofone. Në këtë libër, shqiptari nga Kosova shpalos përvojat e veta prej detektivi dhe me një stil të lehtë e tërheqës udhëheq lexuesin në fshehtësitë e profesionit të tij interesant dhe të rrezikshëm njëkohësisht.

Këto ditë në shtypin zviceran janë botuar artikuj të ndryshëm rreth librit, për të cilin flitet në superlativ. Detektivi shqiptar ka ngjallur interesimin e gazetave dhe medieve tjera për ta intervistuar.

Uji Dea

Ai në këto intervista tregon se çfarë mënyrash, nga më të habitshmet, përdorin njerëzit për të kryer një vjedhje. Në karrierën e tij Florimi ka kapur edhe doktorë shkencash që kanë vjedhur gjëra ushqimore. Hajna shitoresh dhe restorantesh ka nga të gjitha kategoritë shoqërore, nga të gjitha kombet, shprehet ai. Askush nuk bën të ju befasojë!

Deri më tash thotë të ketë kapur së paku 3000 hajna. E ka mprehur tashmë intuitën dhe i “nuhat” në mënyrë të pagabueshme ata.

Por, si të ruhemi nga hajnat, të cilët sidomos gjatë këtyre ditëve të blerjeve festive të fundit të vitit janë në vlugun e punës? Detektivi ynë ka një këshillë të thjeshtë: “Keni kujdes nga njerëzit që ju kërkojnë t`ua këmbeni paratë duke u dhënë “para të imta” dhe, mbyllni mirë xhepat e kuletat”. Për këshillat dhe truqet tjera, na mbetet ta lexojmë librin “Voll erwischt”, që, në përkthim të lirë i bie “I kapur në vepër”.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.